Lasgush Poradeci
Kujtimet që zbërthejnë poetin
Në këto kujtime, me rastin e 100 vjetorit të lindjes vijnë për herë të parë shumë rrëfime e ndodhi nga jeta e poetit, nga ato ngjarje që Lasgushi ia rrëfente vetëm ndonjë miku. Si ishte fëmijëria e tij, vitet në Athinë, studimet, si e përjetoi luftën bashkëpunimi në fshehtësi me partizanët dhe përballja në fund të luftës me Mehmet Shehun, rrëfimet për jetën familjare, dy vajzat dhe gruan e tij Nafije, si e përjetoi vdekjen e saj dhe si ishin ditët e fundit të jetës së poetit...
NGA NASHO JORGAQI
Për të parën herë Lasgushin e kam ndeshur në një nga lokalet e Tiranës, kur isha student. Nuk di se kush ma tregoi nga larg, po mbaj mend që mbeta për një çast përballë tij. Nuk desha t'u besoja syve! Ky ishte Lasgushi, poeti aq delikat e i hollë, “zogu i qiejve”, miti i lirikës shqiptare. Ai rrinte i lëshuar në një karrige, me këmbët përpara dhe bastunin midis gjunjëve, me një kapelë të vjetër, rrasur në kokë, nën të cilën shquaje vetëm gjysma e një fytyre të rrudhur e të zbehtë. Qëndronte në shoqëri me veten, po të mos llogarisje qenin, një këlysh që i rrinte te këmbët. Më pas, poetin përsëri do ta shikoja vetëm dhe rrallë e tek në shoqëri me të tjerë, gjithmonë të mbledhur në vetvete, me vështrimin e hendur përpara, një vështrim gati i përhumbur e krejt indiferent. Më kanë mbetur në mend dy hollësi nga kontakti i parë: shkëlqimi mbresëlënës i syve dhe tre rripa shtrënguar në mes. Është pak të them se u zëngjeva dhe megjithëse kjo e nderi më tepër kureshtjen time rinore, prapë nuk arrita asnjëherë ta shikoja sa isha student. Por fati apo rastësia çfarë nuk sjell në jetën e njeriut, aq më shumë kur ai është në fillim të rrugës së tij. Dhe ndodhi ajo që nuk më kish shkuar ndërmend: pasi kreva studimet, u emërova redaktor në ...
Në faqen 2